Basha nga Puka: Votoni nr.9 që ti çelni derën ndryshimit

Shqipëria

Basha nga Puka: Votoni nr.9 që ti çelni derën ndryshimit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:27
Lulzim Basha

Ndalesa e rradhës për kryetarin e PD Lulzim Basha ishte qyteti i Pukës.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama e ka pasur pushtetin në dorë prej vitesh, por sipas tij, nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët.

“E ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. Ju ka vënë në qafë lakun e mjerimit, edhe lakun e kriminalitetit”, tha Basha.

Më tej, ai shtoi se entuziazmi i njerëzve ndjehet kudo dhe votimi i numrit 9 më 25 prill i çel derën e ndryshimit Pukës dhe Shqipërisë.

“Mirë se iu gjej zonja dhe zotërinj pukjanë. Mirë se iu gjej në Pukën e traditës dhe fisnikërisë, në Pukën e ndryshimit të pandalshëm, që po vjen. Entuziazmi i njerëzve ndihet kudo. Nuri i ndryshimit është në fytyrat e njerëzve. Pukjanët do të votojnë për ndryshimin, do votojnë numrin 9, që t’ja çelin derën ndryshimit, për një Pukë ndryshe.

Këto zgjedhje janë për popullin dhe familjet tuaja. Qeveria iu ka vënë njerëzve në fyt lakun e varfërisë. Do çlirojmë Pukën nga kriminelët. Vëmendja do jetë tek një ekonomi e çliruar nga terrori shtetëror. Shkoni masivisht në zgjedhje. Mos lejoni vjedhjen e zgjedhjeve. Votoni për ndryshim, për numrin 9. Qeveria e ardhshme do të punojë për njerëzit”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat