Ministri i Brendshëm jep direktitvat Policisë së Shtetit për ditën e zgjedhjeve

Shqipëria

Ministri i Brendshëm jep direktitvat Policisë së Shtetit për ditën e zgjedhjeve

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:19
Blendi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi i ka bërë thirrje Drejtoreve të Policisë që këtë javë të jenë në gatishmëri që të godasin çdo tentativë të shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Çuçi tha se Policia nuk duhet të kursejë askënd dhe të ndëshkojë çdo veprimtari apo tentative për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Në mesazhet e tij, ministri i Brendshëm kërkoi nga Policia që të mos intimidohen nga politika, por të njëjtën kohë të tregohen neutral në qëndrimet që do mbajnë karshi forcave politike.

“Mos u intimidoni nga asnjë forcë politike, policia duhet të jetë sa më neutrale. Politika të bën pis, e di shumë mirë, politikanët të sulmojnë herë pas here kur e shohin dhe mendojnë se do fitojnë disa kredo politike.

Të jeni sa më profesionist në reagime, në lidhje me reagimet duhet një linjë e përqendruar.

Duhet të veprojmë në mënyrë proaktive, me instrumentet për të kapur në flagrancë personat që kryejnë krimet elektorale.

Këtë jave rriten aktivitet kriminale lidhur me shit-blerjen e votës, policia ka rrjetin e saj kudo në Shqipëri, mos kurseni askënd lidhur me shit-blerjen e votës.

Këtë jave dua angazhim të plotë sepse duhet të ruajmë një standard që tashme është krijuar”, ka thënë Çuçi.

DITA ZGJEDHJEVE

Duke folur për ditën e zgjedhjeve, ministri i Brendshëm ka kërkuar nga policia që parandalojnë konfliktet spontane që mund të lindin mes militantëve apo qytetarëve.

Ai tha se s’ka informacione për skenarë për të prishur procesin elektoral, por në të njëjtën kohë u shpreh se forcat e rendit duhet të jenë në gatishmëri.

“Dita e zgjedhjeve s’besoj se do ketë situatë të jashtëzakonshme, të mundohet të neutralizojmë konfliktet që s’janë me prapavijë politike, por gjera spontane që mund të krijohen në momente të caktuara me militantet.

S’ka të dhëna dhe informacion për tentativa për prishjen e rendit ditën e zgjedhjeve.

Numërimi do behet me dy faza, KQZ mori vendim që në fillim të numërohen subjektet politike, dhe rezultati do dalë më parë për subjektet dhe që pritet të dalë si herët e tjera.

Nëse do numëroheshin dhe votat për kandidatët dhe partitë do kishim problem dhe tensione”, tha ministri Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat