Shpëtim Idrizi: Rama tentoi të përçajë votat e çamëve, por nuk ia arriti

Shqipëria

Shpëtim Idrizi: Rama tentoi të përçajë votat e çamëve, por nuk ia arriti

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:21
Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se PDIU rritet përditë.

Idrizi theksoi se Rama ka tentuar të përçajë çamët, por se nuk ia ka dalë dot. Ai shton se PDIU do ketë rezultat shumë të mirë në zgjedhje.

“Forca e partisë sonë rritet në çdo fushatë elektorale. PDIU rritet çdo ditë dhe kjo ka krijuar xhelozi. Komuniteti çam ka pasur një bazament djathtas.

Rama tentoi që të përçajë votat e çamëve, duke krijuar parti të çamëve. PDIU do të ketë rezultat shumë të mirë këto zgjedhje”, deklaroi Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat