Manastirliu: S’gënjejmë me shifrat e vaksinimeve, vijojmë me ritme të shpejta

Shqipëria

Manastirliu: S’gënjejmë me shifrat e vaksinimeve, vijojmë me ritme të shpejta

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:04
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri më tani Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e vaksinimeve.

E ftuar në emisionin “Real Story” Manastirliu theksoi se do të vijohet me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se të tjera doza vaksinash pritet që të vijnë javët në vijim dhe në muajin maj.

“Kur themi 35 mijë, numërojmë vaksinimet. Fushata e vaksinimit po ecën me ritme të shpejta. Jemi vendosur që të intensifikojmë këtë proces. Kjo është arritur në saj të punës kolosale. De më tani shumë vende të rajonit janë duke ecur me ritme të ulëta. Ne jemi përgatitur dhe e kemi treguar se jemi duke ecur me ritme të shpejta. Sa më shpejt vaksinon, aq më shpesh ul ritmin e infektimeve.

Teksa gazetari Sokol Balla e pyeti ministren se si ka mundësi që sa më shumë afrohet 25 prilli, ka më pak të vdekur dhe të infektuar me COVID-19, Manastirliu tha;

“Çfarë na tregoi kjo pandemi është se ka shumë situata të panjohura. Ende nuk mund të kemi konkluzione finale. Me të vërtetë situata epidemiologjike në Shqipëri është e kontrolluar, rastet me spitalet, dhe ulje të fataliteteve, kjo i dedikohet masave që kemi ndërmarrë, të cilat kanë qenë të shënjestruara. Në grupet ku ka ndodhur dhe vaksinimi, vihet re një rënie e infektimeve. Çdo strategji që është ndjekur ka pasur një impakt. Sot jemi në këto shifra falë masave dhe punës që është bërë në sistemin shëndetësor për të ndjekur pacientët dhe për të vaksinuar.”.

Mes të tjerash Manastirliu u pyet edhe për vendimin e Greqisë, për të mbajtur në listën e vendeve të pasigurta vendin tonë për shkak të rrezikut nga COVID-19.

“Unë besoj se kjo lidhet me vendime teknike të ekspertëve. Çdo shtet kur ndërmerr një masë, e bazon në vendimet e strukturave të ngritura, që bazohen në të dhënat shkencore. Ajo që vihet re, do të ketë një reflektim edhe për Shqipërinë pasi tendenca në ulje e infektimeve ditore, do të sjellin një relaksim të masave. Temporaliteti i kurbave nuk është i njëjtë. S’do doja që vendimin për Greqinë ta shihja kështu (për hapjen e kufirit me Shqipërinë pas 26 prillit)”, pohoi ajo.


Ne flasim me të dhënat e vaksinimit. Kemi vaksinuar 10 % të numrit total të vaksinimit duke iu referuar popullatës. S’kemi se si të gënjejmë me këto shifra. Ritmet e vaksinimit janë të shpejta. Por duke qenë se përpjekjet tona kanë qenë maksimale, dhe deri më tani janë rreth 700 mijë doza vaksinash që kanë hyrë në Shqipëri deri në ditën e djeshme. Do vijojnë të kemi dhe vaksina të tjera në javët në vijim. Ndaj jemi lehtësi për të ecur me procesin e vaksinimit. Ne do të vijojmë kalanderin e vaksinimit dhe dozat që do të vijnë, ku nga maji priten rreth 40 mijë doza. Do zgjerojmë edhe kategorinë e riskut.”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat