Media greke artikull për zgjedhjet e 25 prillit: Edi Rama po përpiqet të rizgjidhet sërish pas një sërë dështimesh

Shqipëria

Media greke artikull për zgjedhjet e 25 prillit: Edi Rama po përpiqet të rizgjidhet sërish pas një sërë dështimesh

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:55
Edi Rama

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë, zgjedhjet në Shqipëri janë bërë jehonë edhe në mediat në rajon.

Media greke, “Protothema” në një artikull që mban titullin ‘Edi Rama do të përpiqet shumë që të rizgjidhet’, shkruan se ky i fundit po përpiqet të marrë sërish një mandat të tretë, edhe pas një sërë dështimesh.

Po ashtu në artikull përmendet edhe skandali me të dhënat e qytetarëve që janë në dorën e qeverisë në pushtet.

Ndër të tjera shkruhet se Shqipëria ka vendosur karantinë për shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendlindje për të votuar.

Artikulli i plotë:

Në 25 Prill Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme dhe për shkak të një serie dështimesh, korrupsioni, skandalesh, niveli të lartë të varfërisë dhe hapave të prapambetur që rezultuan në 15 kushte të vështira për hapjen e negociatave , Shqipëria është në prag të ndryshimit të pushtetit .

Edi Rama do të përpiqet të rizgjidhet megjithëse analistët besojnë se korrupsioni dhe përparimi i ngadaltë në negociatat e integrimit në Bashkimin Evropian do ta bëjnë Kryeministrin shqiptar të luftojë fort për të qëndruar në pushtet.

Skandali i fundit ka të bëjë me përdorimin e të dhënave personale elektronike, E-Albania, një portal qeveritar që mban të dhëna private dhe të mbrojtura për çdo qytetar të Shqipërisë. Të dhënat dyshohet se i janë dhënë partisë së Edi Ramës dhe prandaj secilit qytetar i është caktuar një patronazh i anëtarit të partisë. Në zbulimin e këtij skandali shënimet e individëve patronazh përfshinin deklarata raciste dhe madje edhe plane për izolimin e votuesve të caktuar duke i mbajtur ata me forcë ditën e zgjedhjeve.

Vetëm disa ditë nga zgjedhjet, qeveria e Edi Ramës imponon karantinë 14-ditore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që synojnë të udhëtojnë në vendlindjet e tyre, një veprim i interpretuar si një përpjekje për të dekurajuar ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Mitsotakis nga stërvitja “Iniohos”: Ne nuk jemi naivë para kërcënimeve të reja me të cilat përballemi (foto)

Artikulli përkatës ekskluziv nga protothema.gr bëri një përshtypje të madhe në Shqipëri , pasi frika e shumë organizatave ndërkombëtare të pavarura rreth drejtësisë së zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme në vend duket se është e justifikuar.

Zgjedhjet do të jenë gjithashtu një mundësi për pakicën etnike greke të vendit për të shprehur ndjenjat e tyre, veçanërisht pas vrasjes së Konstantinos Katsifas në 2018 dhe incidentet e Himarës , ku anëtarëve të pakicës iu konfiskuan shtëpitë dhe u shkatërruan pa paralajmërimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat