U vra sot, Pjerin Xhuvani një ditë më parë shfaqej 1 m larg këtij politikani

Shqipëria

U vra sot, Pjerin Xhuvani një ditë më parë shfaqej 1 m larg këtij politikani

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:26
Pjerin Xhuvani dhe Edi Rama

Pjerin Xhuvani i cili u vra sot në Elbasan gjatë një përplasjeje me armë, përpos 14 marsit 2021, ka qenë i pranishëm afër kryeministrit Rama edhe në takimin e këtij të fundit në ditë më par ënë këtë qytet.

Sipas Politiko.al, Xhuvani duket 1-2 metra larg Ramës në tubimin e djeshëm në mes të simpatizantëve të PS-së u u mbajt takimi përmbyllës të fushatës elektorale në Elbasan.

Xhuvani njihej si aktivist i PS u përfshi sot në një konflikt pasi PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi sipas tyre po shpërndante para në kuadër të zgjedhjeve.

Në pamje Xhuvani shfaqet me kapele dhe maskë të zezë, shoqëron hap pas hapi kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të PS-së pas takimit në stadiumin Elbasan Arena, dhe në dorë mban një radio raportimi.

Ndërkohë, ditën e sotme Xhuvani vu qëllua me plumba nga Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan .

Sipas PD-së, ata u përpoqën për ndaluar furgonin që po shiste vota për llogari të PS-së dhe më pas ndodhi konflikti, ku u vra Pjerin Xhuvanit, dhe u plagosën katër personave të tjerë, mes tyre një police e Shqiponjave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat