Gjykata Kushtetuese: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH-së, i paligjshëm për policët

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH-së, i paligjshëm për policët

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:26
Foto

Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papërshtatshëm për Vettingun në policinë e shtetit, por nga ana tjetër ka vendosur se testi i poligrafit është ligjshëm për kandidatët e BKH.

Sipas ligjit aktual vlerësimi i efektivëve të policisë gjatë procesit të Vettingut bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, vetëm për fazën e parë për drejtuesit kryesorë të kupolës së policë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 13.04.2021 dhe 20.04.2021 çështjen me:
Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Objekt: 1. Shfuqizimi i neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
2. Shfuqizimi i nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e togfjalëshit “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, të parashikuar në nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
– Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të plotësojë nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018, të lartpërmendur, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat