U shpërndanë me kamionë të ushtrisë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në disa qarqe të vendit

Shqipëria

U shpërndanë me kamionë të ushtrisë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në disa qarqe të vendit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bën me dije se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe.

Kreu i KQZ-së ka publikuar disa foto në “Twitter” ku shihet se si shpërndahen materialet zgjedhore me kamionët e ushtrisë.

“Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë”, shprehet Celibashi.

Sjellim në vëmendje që fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene CETIS dhe mes tyre ka edhe fletë për persona aftësi të veçantë. Na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat