Vrasja në Elbasan/ Ish-ushtarakë dhe ish-policë në grupin e PD-së, Ardi Veliu jep emrat: Kodi nuk ia lejon partive

Shqipëria

Vrasja në Elbasan/ Ish-ushtarakë dhe ish-policë në grupin e PD-së, Ardi Veliu jep emrat: Kodi nuk ia lejon partive

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:26
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në konferencën për shtyp deklaroi se të gjithë personat që ishin në grupin e ruajtës së votave të PD-së, ishin ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie të cilësuar si grupe për mbrojtjen e votës.

Veliu ka deklaruar se Kodi Zgjedhor e ndalin një gjë të tillë. “I vetmi institucion ligjzbatues për kontrollin e ruajtjen e sigurisë është vetëm policia e shtetit në referim të Kodit Zgjedhor, nuk është përcaktuar në asnjë nen asnjë pikë e ligjit që subjektet politike kanë detyrimin që të kryejnë sigurimin apo ruajtjen e votës”, tha Veliu.

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.. Këto janë pjesë e grupit të gatshëm të PD për ruajtjen e votave, që qarkullonin në Elbasan me 3 nakima furgonë të bardhë me logon e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat