Krimi në Elbasan, Bardh Spahia: U iniciua nga persona afër Ramës

Shqipëria

Krimi në Elbasan, Bardh Spahia: U iniciua nga persona afër Ramës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:28
Bardh Spahia

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Bardh Spahia,  i ftuar në studion e lajmeve në ABC ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, i cili u qëllua nga një pjesëtarë i PD-së, Arbër Papleka.

Sipas Bardh Spahisë ata që shkaktuan këtë ngjarje janë  pikërisht ata që po tentojnë të mbajnë në këmbë këtë pushtet që po largohet.

“Janë ata që po tentojnë të mbajnë këtë pushtet që po largohet” ka thënë Spahia.

Ndër të tjera Bardh Spahia është shprehur se qeveria po përdor grupe kriminale dhe kontingjent krimi për të mbajtur pushtetin, tre ditë para se të rrëzohet.

“Janë grupe qytetarësh të ndershëm që do garantojnë mos blerjen dhe tjetërsimin e votës. Padyshim. Nuk bëhet fjalë për vrasës, ata janë në anë tjetër në anë e qeverisë. Qeveria po përdor grupe e kriminel për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Është një plan i mirëfilltë për të angazhuar struktura kriminale për të ruajtur pushtetin e marrë me të padrejtës. Po tenton të përdor kontingjentin kriminal në mënyrë që të mbajë pushtetin” tha Spahia.

“Incidente janë të iniciuara nga këto grupe. Janë persona që janë afër Ramës dhe eksponentëve të PS. Ka qytetarë të ndershëm. Por po provokohen rëndë nga struktura të inkriminuar të Ramës. Kanë marrë udhëzime për të tjetërsuar vullnetin qytetarëve. Edhe në Shkodër ka ndodhur. Doli filmimi i dokumentuar me listat e personave që do të bliheshin votat. Me fotokopje të fletës së votimit. Është evidente dhe të implikuar ishin persona të së majtës” tha Spahia.

“Paratë janë nga burime të errëta dhe burime të krimit të organizuar. Trafiqe të paligjshëm se kanë pasur garant shtetin janë mbështetur nëpërmjet trafiqeve dhe sot u kërkohet nga Edi Ram dhe qeveria që këto para një pjesë të përdoren për mbajtjen në pushtet  Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat