Moti nesër në Shqipëri

Shqipëria

Moti nesër në Shqipëri

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Masat ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore do të fillojnë të ndikojnë edhe ditën e nesërme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Reshjet e shiu deri në mesatar parashikohen të jenë deri në orët e mëngjesit, por do të humbasin intensitet dhe territor.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga juglindja dhe ne bregdet mesatar deri në 12 m/s shoqëruar me dallgëzim në det të forcës deri në 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit priten të kenë rritje në vlerat ekstremale në 2 gradë celsius në relievet malore deri në 20 gradë celcius në zonat e ulta dhe bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat