Mbyllet sot fushata, nesër heshtja: Basha shkon në 4 qytete, Rama e mbyll në Vlorë

Shqipëria

Mbyllet sot fushata, nesër heshtja: Basha shkon në 4 qytete, Rama e mbyll në Vlorë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:17
Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Partitë politike mbyllin sot fushatën eleketorale për ti lënë nesër vendin ‘heshtjes zgjedhore” .

Kryeministri Edi Rama do të mbyllë fushatën në qytetin e Vlorës, ku ai kandidon edhe si deputet. Mitingu pritet të mbahet në orën 18:00.

Ndërkohë kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar se do të ndalet në disa qytete për mbylljen e fushatës. Itinerari i tij do të jetë:

Do t’a fillojë me tubimin përmbyllës në qytetin e Shkodrës në orën 11:00, më pas do të vijojë me tubimin në qytetin e Lezhës në orën 13:00. Ndërsa më tej do të ndalojë për të bërë përmbylljen e fushatës në Shqipërinë e mesme, me tubimin përmbyllës në Elbasan në orën 17:00, dhe në Tiranë në orën 19:00.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmbylli dje fushatën në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat