PDM: Mos voto, kryqëzo fletën e votimit nëse shko me një barrë vuajtje të votosh

Shqipëria

PDM: Mos voto, kryqëzo fletën e votimit nëse shko me një barrë vuajtje të votosh

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:15
Kryetari i PDM-së, Ilir Vata.

Partia e të Drejtave të Mohuara nuk është në zgjedhje, sepse partitë e mëdha vranë pluralizmin, thelluan hendekun e pabarazisë me Kodit Zgjedhor, diskreminuan partitë e vogla, dhe kryesisht të përndjekurit politik.

PDM është e varfër si vetë të përndjekurit, dhe nuk është në zgjedhje por ajo ka zërin, ka të përndjekurit e përdhosur e përçudnuar në 30 vite që bashkë bëjnë zërin e tyre për të drejta të mohuara.

Të nderuar të burgosur dhe të përndjekur politikë, trashëgimtarë të tyre, pronarë të shpronësuar nga diktatura janë në mjaftueshme 30 vite për të kuptuar s politika e vjetër e lidhur me diktaturën ka vetëm një kundërshtarë klasën e përmbysur të regjimi komunist.

Ata ne na konsiderojnë viktima të tyre, sepse ata vetë ose baballarët e tyre na vranë, burgosën, internuar dhe dëbuan, ne kemi plagë, kemi vuajtje mbi supe për shkak të atyre. Edhe se ne pas rrëzimit të diktaturës i falëm persekutorët, ata hakmerren sërish, si më parë.

Prandaj bojkotoni zgjedhjet, nëse ke fuqi të shkosh në votime me një barrë vuajtje mbi supe, trego se je gjallë, kryqëzoje fletën e votimit duke kryqëzuar politikën e vjetër që vjen nga e shkuara. Nëse nuk shko të votosh, aq më mirë, neverite politikën e vjetër.

Pasqyra është e qartë, të burgosurit politik ditën e zgjedhjeve ndodhen në greve urie për të drejta të mohuara, për statusin e tyre që të ketë vlerë juridike, për gjetjen e varreve të humbura që janë mbi 6000 mijë, për hapjen e dosjeve të spiunëve të sigurimit ët shteti, për heqjen e dekoratave të persekutorëve, për transparencën me të shkuarën, për pension të veçantë për të burgosurit politike, për dëmshpërblimin e të burgosurve dhe trashëgimtarëve, për trajtim social, punësim dhe integrim, dhe mbi të gjitha dekomunistizimin.

Partitë të cilat i zgjodhi diktatori i fundi komunist janë në luftë për pushtet, ndërsa ne në grevë për të drejta të mohuara.

Bojkotoni zgjedhje, veni kryq fletës së votimit, ata janë trashëgimtarët e regjimit, ndërsa viktimat e tyre me 6000 etër të humbur, me 14 mijë vite burg dhe internim, me plagë dhe me brazda e hekurave në duar, me sëmundje profesionale, me post-traum, të harruar, përçunduar dhe të përjashtuar nga politikëbërja, sepse ata janë bashkë dhe kundër nesh. Ata e përçmojnë lirinë, meritokracinë, vlerat se janë komunist.

Nuk ka demokraci pa kuruar të shkuarën. Ne nuk ndalemi duke kërkuar të drejta  tona, ndërsa ata nuk ndalen duke u përgjakur për pushtet, se janë ose vetë osë familjarët e tyre persekutorët tanë.

Ata janë dhe pa të fytyrë, na kanë vjedhur edhe vuajtje, vetëquhen të majtë e të djathtë, por ata janë po ata të regjimit, nuk janë ne. Ata me ne e kanë, ata tremben nga klasa e përmbysur e regjimit komunist, sepse duan të fshehin krimet e komunizmit, të fshehin të vërtetën, por nëse vazhdojnë kështu, e ne heshtim ata do riinstalojnë diktaturë. Dhe mos ju duket çudi, jemi në prag të një regjimi të ri komunist.

Bojkotoni zgjedhje, ose nëse shko më një barrë vuaje dhe halle, kryqëzoje fletën e votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat