Romët do të ushtrojnë të drejtën e votës

Shqipëria

Romët do të ushtrojnë të drejtën e votës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Edhe pse romët janë komuniteti më i diskriminuar, ata kanë vendosur të votojnë në zgjedhjet e së dielës. Pjesëtarët e këtij komuniteti nuk njohin kandidatët për deputet, por procesin e votimit e shohin si të vetmen mundësi për rikthimin e vëmendjes së qeverisë që do të krijohet tek ta.

Mungesa e politikave dhe programeve të posaçme ndaj komunitetit rom dhe as diskriminimi i tyre që ndodh çdo ditë, nuk do të  pengojë  ushtrimin e te drejtës së votës për këtë kategori.

"Do ikim të votojmë. Kandidatët nuk i njohim. Do votojmë për kë të na mbushet mendja."

Ata e shohin procesin zgjedhor si të vetmen  mundësi pjesëmarrje për vendimet politike ,pasi sapo fushata elektorale mbyllet vëmendja ndaj tyre largohet.

Protestë për ndotjen në Lezhë/ Kërkohet largimi i fabrikës që përpunon mbetje shtazore

Ata do të shprehin vullnetin e tyre me votë, por problematika qëndron se pjestarët e këtij komuniteti nuk njohin kandidatët për deputetë”

"Nuk i njohim kandidatët për deputet,shpresojmë të rikthehet vëmendja tek ne pas 25 prillit"

Integrimi dhe dhënia e aksesit të komunitetit rom në shërbime të ndryshme publike,mbetet një sfidë e së ardhmes dhe qeverisë që do të krijohet pas 25 Prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat