Lediana Fratari, një yll në ngjitje në politikën shqiptare

Shqipëria

Lediana Fratari, një yll në ngjitje në politikën shqiptare

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ish të përndjekurit politikë të diktaturës komuniste tashmë kanë një kandidate dinjitoze, që do ti përfaqësojë dhe mbi të gjitha do të jetë zëri i tyre i fortë në parlament.

Lediana Fratari, bijë e familjes së madhe Fratari, e cila ka vuajtur nën diktaturë në burgje e internime, është një model që thotë se përfaqëson të rinjtë që duan një politikë ndryshe, mbështetur në ideale.

Kandidate e Partisë Demokratike, Fratari u mbështet fort tek ish të përndjekurit politikë, si personifikim i detyrimit që të gjithë kanë ndaj atyre njerëzve që u vranë apo vuajtën në kampet e punës së rëndë dhe pa pagesë.

Gjatë gjithë fushatës, ata garantuan mbështetjen për kandidaturën e zonjushës Fratari, me besimin e madh se ajo do të jetë zëri i tyre në parlament dhe jashtë tij, për të drejtat e tyre.

Në takimin përmbyllës të fushatës, Lediana Fratari ishte pikërisht mes ish të përndjekurve. Shoqata e tyre, nën drejtimin e Nebil Çikës, mbështeti edhe njëherë fuqimisht këtë kandidaturë, duke u bërë thirrje të gjithë ish të përndjekurve të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidaten Fratari.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtuesit e shoqatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA. Kryetari Elmi Berisha, zëvendës kryertari Anton Raja dhe sekretarja e parë e Federatës Panshqipate Nazo Veliu.

Aktivitstët e çështjes shqiptare në SBA, bënë thirrje për votë masive për kandidaten Fratari, si një risi në politikën shqiptare.
Lediana Fratari, është një vajzë e arsimuar në Itali dhe Britaninë e Madhe në të gjitha nivelet e arsimit, dhe është diplomuar për shkenca politike në Fakultetin Politik të Universitetit “Queen Mary”, Londër, Angli.

Ajo është vajza e Hajredin Fatari, një sipërmarrës ndërtimi, i cili krijoi kompaninë e parë të ndërtimit në Shqipëri, kur u shemb regjimi komunist.
Familja Fratari është një histori e mbushur me kontribut atdhetar e patriotik, që nga koha e shpalljes së pavarësisë deri në rezistencën antikomuniste.
Lediana Fratari, ka shkruar shpesh në media duke thënë se është një politikane e gjeneratës së re, e cila nuk udhëhiqet nga interesat por nga idealet dhe pasioni për politikën. “Unë politikën nuk e shikoj si mjet përfitimi, por si mundësi që më jepet për të kontribuar për vendin dhe popullin tim” – thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat