Dhuna në Divjakë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E papranueshme, policia të zbardhë ngjarjen

Shqipëria

Dhuna në Divjakë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E papranueshme, policia të zbardhë ngjarjen

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:44
Foto

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se ka monitoruar me shqetësim gjithë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe ka regjistruar të gjitha rastet e dhunës verbale e fizike.

Edhe në ditën e përcaktuar si heshtje zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotës e u njoh nëpërmjet mediave me incidentin e Divjakës, në të cilën një aktiviste politike u dhunua fizikisht dhe verbalisht.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit.

Institucioni i KMD garanton qytetarët se do të monitorojë dhe nxisë institucionet të zbatojnë ligjet sa herë konstaton shkelje të të drejtave të Njeriut.

Elsa Bita, një qytetarë nga Divjaka ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë dhe ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit Divjakë.

Sipas saj, Altin Shehu, shefi i komisariatit e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral të PS ditën e sotme në Divjakë, kur sot i gjithë vendi është në heshtje zgjedhore.

SHÇBA konfirmoi se ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës Altin Shehu mbi bazën e denoncimit të qytetares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat