248 policë të angazhuar në Berat në ruajtje të objekteve zgjedhore

Shqipëria

248 policë të angazhuar në Berat në ruajtje të objekteve zgjedhore

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Policia e Beratit ka marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut. Efektivët janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.

Në ruajtje janë marrë 277 Qendra Votimi, 6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 6 Vendnumërim të Votave.

Ndërkohë, për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, janë angazhuar 248 punonjës policie.

Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25 prill.

“Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim – koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun. Policia e Beratit, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat