Zgjedhjet në Shqipëri, kur do të votojnë Rama, Meta dhe Basha?

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri, kur do të votojnë Rama, Meta dhe Basha?

Më: 25 prill 2021 Në ora: 00:43
Rama, Meta dhe Basha

Të dielën, në orën 07:00 do të hapen kutitë e votimit në Shqipëri, ku mbi 3.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit.

Ndër të parët që do të votojnë do jetë dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Zëdhënësi i Presidentit ka njoftuar se Meta do t’i drejtohet qendrës së tij të votimit në orën 07:00.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mësohet se do të shkojë për të votuar rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Surrel.

Nga ana tjetër kreu i opozitës Lulzim Basha mësohet se do të shkojë për të hedhur votën e tij rreth orës 09:00.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat