Floriana Garo thirrje qytetarëve nga Durrësi: Dilni herët dhe votoni për t’i dhënë shpresë vendit

Shqipëria

Floriana Garo thirrje qytetarëve nga Durrësi: Dilni herët dhe votoni për t’i dhënë shpresë vendit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:52
Floriana Garo

Zëdhënësia e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Nga qyteti i lindjes, Durrësi, ku ajo ka votuar, i ka bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë qendrën e votimit dhe të ushtrojnë këtë të drejtë.

Garo iu kërkon atyre të votojnë nr.9, pasi është ndryshimin për t’i dhënë shpresë vendit.

“Unë sapo votova në Durrës, në qytetin tim të lindjes.Ndaj ju sugjeroj të gjithëve që të dilni herët, të gjeni qendrën tuaj të votimit dhe të votoni nr.9 për ndryshimin dhe për t’i dhënë shpresë vendit tonë.”, thotë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat