Ndërpritet votimi në Libonik, ka debate mes komisionerëve të PS-PD

Shqipëria

Ndërpritet votimi në Libonik, ka debate mes komisionerëve të PS-PD

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Libonik ka rreth 1 orë që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ.

Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD.

Komisionerët e PD-së thonë se punonjësit e administratës së Bashkisë Korçë janë jashtë dhe për presion kanë marrë vulat dhe janë larguar.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit 3822,3813.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat