Kryemadhi bën thirrjen e fundit: Bëhuni pjesë e ndryshimit, vota juaj ka vlerë, ndan tranzicionin

Shqipëria

Kryemadhi bën thirrjen e fundit: Bëhuni pjesë e ndryshimit, vota juaj ka vlerë, ndan tranzicionin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:33
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Na ndajnë edhe 47 minuta nga mbyllja e afatit të votimit. Për të gjitha ju gratë dhe vajzat, që jeni rraptuar me punët e shtëpisë, lërini për pak çaste dhe ikni votoni.

Për të gjithë ju burrat që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtojuni qendrave të votimit.Ndryshimi ka ardhur, bëheni pjesë e këtij ndryshimi.

Të gjithë ata burra dhe gra që duan të ndryshojë këtë gjë, shkoni në qendrat e votimit. Kudo do të shikoni që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vola juaj ka vlerë, ndan tranzicionin. I jep rrugëtim vendit drejt Europës. Faleminderit! Urime dhe fitore të gjithëve.”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat