Numërohen 287 000 fletë votimi, sa vota kanë deri më tani PS, PD, LSI dhe PSD

Shqipëria

Numërohen 287 000 fletë votimi, sa vota kanë deri më tani PS, PD, LSI dhe PSD

Më: 26 prill 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 287 000 fletë votimi, nga të cilat 273 097  janë të vkeshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vleshme, 136 861  janë për Partinë Socialiste; 104 323  janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 19 289 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 5227 vota ka marrë PSD . Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat