Raporti i parë i OSBE-ODIHR për zgjedhjet: Nxjerrja e të dhënave personale, shqetësuese

Shqipëria

Raporti i parë i OSBE-ODIHR për zgjedhjet: Nxjerrja e të dhënave personale, shqetësuese

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

OSBE- ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Koordinatori i misionit afatshkurtër të monitorimit të OSBE, solli në vëmendje të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë që u publikuan në media, duke e quajtur këtë një pikë shqetësuese.

“Të dhënat që janë publikuar, të dhënat personale për shtetasit shqiptar, patjetër që kanë përbërë problem. Kjo është një thyerje privatësie dhe konfidencialitet, një pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur”.

Në raportin e saj OSBE-ODIHR ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi katër ditë para votimit, në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, duke theksuar se ajo duhet të zbardhet dhe dhuna duhet “të dënohet, jo të tolerohet”.

“Duam të dënojmë incidentin e dhunshëm ku mbeti një person i vrarë në Elbasan e u plagosën disa. Ky është një incident, duke ndikuar negativisht.

Ky incident duhet të hetohet patjetër dhuna nuk duhet të tolerohet por të dënohet.

Nga ana jonë dua të them që do të vazhdojmë të monitorojmë. Duhet të theksoj se gjithcka duhet të bëhet në interes të shqiptarëve e i bëj thirrje të gjitha palëve që gjithcka ta bëjnë në interes të shqiptarëve”.

Duke folur mbi median, ai tha se “patjetër që ka ndikim politik në mediat në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat