VOA: Numërimi i votave në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës

Shqipëria

VOA: Numërimi i votave në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:28
Numërimi i votave në Vlorë dhe Gjirokastër

Në katër nga shtatë bashkitë e qarkut të Gjirokastrës përfundoi numërimi i votave ku socialistët udhëheqin bindshëm rezultatet, të pasuar nga demokratët, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë duke rrezikuar fitoren e një mandati. Ndërkohë në Qarkun e Vlorës numërimi ka përfunduar në dy bashki atë të Konispolit dhe Himarës dhe po ecën me ngadalësi në zonat e tjera.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve paralamentare të së dielës përfundoi në katër nga shtatë bashkitë e Qarkut të Gjiroakstërs, Në Përmet, Memaliaj,Këlcyrë dhe Libohovë rezultatet flasin për një epërsi të Partisë Socialsite e cila pasohet nga Partia Demokratike ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë duke rrezikuar fitoren e një mandati. Sipas të dhënave zyrtare në Bashkinë Këlcyre Partia Socialiste ka fituar 1750 vota, e ndjekur nga PD -Aleanca për Ndryshim me 1070 vota dhe LSI me 509 vota.

Në Bashkinë Memaliaj socialistët kanë fituar 3271 vota, demokratët 1404 dhe LSI ka marrë 1.000 vota. Edhe në Bashkinë e Përmetit socialistët kanë fituar 3648 vota, ndjekur nga demokratët me 2024 vota dhe LSI me 582 vota. Rezultati i ngushtë mes pozitës dhe opozitës eshtë shënuar në Bashkinë Libohovë ku socialistët kanë marrë 1.154vota, Partia Demokratike 901 vota dhe LSI 201 vota.

Ndërsa të dhënat paraprake për tre bashkitë e tjera flasin për rezultat më të mirë të socialistëve që u siguron deri tani 3 mandate, për ruajtje të rezultatit si katër vite më parë nga demokratët që u siguron një mandate dhe për një rënie të LSI po krahasur me zgjedhjet e 2017 që u rrezikon humbjen e një mandati.

Në zgjedhjet e 2017 socialistët kishin fituar në Qarkun e Gjirokastrës 3 mandate, demokratët 1 dhe LSI 1, por në këto zgjedhje Qarku nxjerr katër mandate pasi një mandate është shkurtuar për shkak të uljes së numrit të banorëve dhe i ka shkuar Qarkut Tiranë. Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në dy bashki të Qarkut të Vlorës, atë të Konispolit dhe Himarës ku socialistët kanë kryesuar në rezultate.

Në Konispol Partia Socialiste ka marrë 2234 votaPD 1354 vota dhe LSI 233 vota, ndërsa në Bashkinë Himarë PS fitoi me 3447 vota ndjekur nga PD me 1854 dhe LSI me të votave ose 341 vota.

Nga numërimi paraprak në zonat e tjera socialistët kanë përparësi duke ruajtur rezultatin e katër viteve më parë me 8 mandate ndërsa demokratët janë afër fitores së 4 mandateve ndërsa LSI sipas të dhënave paraprake ende nuk e ka të sigurtë fitoren e një mandati.

Në këtë Qark deri rreth orës 18 të së hënës ishte numëruar votat e 300 qendrave nga 445 gjithësejt.Ne zjedhejt e 2017 socialsitte fituna ne kete qark 8 mandate, demokratet 3 dhe LSI 1 mandat. Në të dy qarqet vëzhguesit kanë parë një numër të lartë fletësh të pavlefshme votimi.

Në këto zgjedhje si në Vlorë dhe në Gjirokastër u vu re një ulje e pranisë së zgjedhësve në votime për shkak të moskthimit pëpr të votuar të disa mijëra emigranëtve nga Greqia. Situata e pandmisë në Greqi dhe një vendim i Komitetit Teknik të Pandemisë në Shqipëri për karantinimin dy javor të emigrantëve ndikoi në vendimin e emigrantëve për të mosudhëtuar në Shqipëri për votimet e 25 prillit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat