Plagoset me armë zjarri minoreni në Korçë, policia në kërkim të autorit

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri minoreni në Korçë, policia në kërkim të autorit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa raportohet se i lënduari është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Klaudjo Lice dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori dyshohet se është një minoren.

Ky i fundit është identifikuar nga policia dhe është due u punuar për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat