Gara për kandidatët në Tiranë, kush e kryeson listën e socialistëve, Xhafaj drejt thyerjes së herësit

Shqipëria

Gara për kandidatët në Tiranë, kush e kryeson listën e socialistëve, Xhafaj drejt thyerjes së herësit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:01
Fatmir Xhafaj

Vijon numërimi i votave për kandidatët edhe në kryeqytet. Sipas të dhënave në KQZ deri më tani janë numëruar 250 qendra votimi nga 1243 në total.

Votat preferenciale po sjellin surpriza në lidhje me mandatet e deputetëve, ku ekziston që shumë kandidatë të thyejnë herësin dhe të fitojnë një ulëse në Kuvend duke eliminuar të fundit në listat e partive.

Për sa i përket Partisë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 5,773 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 3,423 i cili nuk është në listën e fituesve dhe synon futjen në Parlament me vota preferenciale. Kujtojmë se ai në Njësinë 10 ku u bë votimi elektronik ka marrë 2795 vota, por që nuk janë pasqyruar nga KQZ. Herësi në Tiranë është 12 602 vota dhe kushdo që marrë më shumë eliminon të fundit në listën e vendosur nga PS në këtë qark.

Ndërkohë që Majko i cili deri tani nuk ka mandat deputeti ka vetëm 908 vota dhe rrezikon të mos futet në Kuvend.

PS                                      18 mandate

10. Belinda Balluku       5773 vota
23. Fatmir Xhafaj          3423 vota
30. Ornaldo Rakipi         2509 vota
12. Etjen Xhafaj              2347 vota
9. Elisa Spiropali            2341 vota
17. Alqi Bllako                 1748 vota
4. Ogerta Manastirliu      1454 vota
14. Xhemal Qefalia          1421 vota
6. Ulsi Manja                   1247 vota
7. Etilda Gjonaj                1195 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat