Renditet i 30-ti/ Kush është 27 vjeçari në listën e PS që po rrezikon kandidatët në vendet fituese

Shqipëria

Renditet i 30-ti/ Kush është 27 vjeçari në listën e PS që po rrezikon kandidatët në vendet fituese

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Orlando Rakipi, 27 vjeçari që garon për deputet në listën e PS rezulton si kandidati më i preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash.

Ai nuk është i emër në botën e politikës, por pavarësisht të gjithave është i njohur për shkak të mbiemrit të tij përderisa është djali i Aqif Rakipit, një ish deputet i cili u la jashtë garës të parlamentarëve për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe të shkuarës së tij.

Deri tani, nga numërimi i 17 kutive të votimit, kryesisht në Prezë, në Vorë qendër rezulton se Orlando Rakipi, 27 vjeç ka marrë 1884 vota nga banorët e kësaj zone dhe kësaj KZAZ-je duke lënë pas jo vetëm kandidatët e djathtë, por edhe ata të majtë.

Ai pasohet me një distancë të konsiderueshme votash nga Xhemal Qefalia ndërsa në vend të tretë është Elisa Spiropali. Deri tani, nga të dhënat e KQZ-së rezulton se Rakipi ka siguruar 4513 vota në qarkun e Tiranës dhe mund të jetë rasti që thyen herësin duke arritur të hyjë në parlament, pavarësisht se renditet në vendin e 30-të në listën e PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat