Thyen herësin, Boçi: Ishte sfidë me veten, Balla bleu vota në fshatra

Shqipëria

Thyen herësin, Boçi: Ishte sfidë me veten, Balla bleu vota në fshatra

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:58
Luçiano Boçi

Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi i ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me mirëbesimin e marrë nga qytetarët në këtë qark.

Boçi është shprehur mirënjohës për të gjithë këtë mbështetje duke theksuar se në këtë garë nuk ishte me askënd tjetër përveçse sfidë me veten.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qëllimi kryesor në fushatë nuk ishte ai apo kolegët e tij por roli dhe pozicionimi i PD-së.

“Kujt ja morët mandatit nuk është e drejtë që të përdoret pasi është gjuhë e gabuar, Unë kam garuar për veten dhe sfidën e kisha me vete dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Elbasanit që më votuan. Shikoj se kam një marrëdhënie të mirë dhe mu shpërblye. Unë isha dhe jam përfaqësues i PD sfidën e kisha vetëm me veten time.

Deri më tani nuk e kam parë se cili është kandidati i spostuar është një vendim që do të shikohet pasi të mbyllet procesi i numërimit .Ndonjëherë luftën brenda partisë e kombinojnë siç është dhe kombinimi i pjesës më të madhe në sfidë. Unë nuk mund të krahasohem as me Bashën dhe as më asnjë tjetër krahasuar me votat e partisë”, ka thënë Boçi.

Boçi ndër të tjera ka komentuar dhe incidentet e fundit që kanë ndodhur në Elbasan, ku ka theksuar se nuk kanë pasur aspak ndikim në votat dhe reputacionin e Partisë Demokratike.

Ai ka theksuar se nuk ishte opozita që shkaktoi incidentet e tilla ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, por është organizata e krimit të Ballës.

“Nëse e krahasojmë me trendin e fundit Elbasani ka sjellë rritje për PD, që do të thotë se nuk është goditur me votë dhe ka marrë një numër të kënaqshëm mandatesh dhe në krahasim me qarqet e tjera është e njëjta ngritje. Madje për Elbasanin nuk doli nga parashikimit. Ngjarjet në Elbasan ishin ngjarje që drejtohen nga banda qeveritare dhe e gjithë humbja e qytetarisë në Elbasan, Balla e shpërbleu me blerjen e votave në zonat rurale. Unë s’jam polic, as zyrtar dhe nuk e kam pasion të bëj investigim pasi janë institucionet që e kanë për të detyrë ta bëjnë një gjë të tillë.

Procesi është i rrëzuar unë nuk mund ta pranoj procesin, ku vota është blerë, ku vota është dhunuar, ne kemi bërë denoncimi për patronazhistët, për heqjen nga puna të mësuesve, për të dhënat personale të prindërve të nxënësve që janë përdorur për votën e socialistëve. Në gjithashtu do të përdorim instrumentet politike në të gjithë betejën. Brenda selisë nuk ka asnjë situatë, Ipsen Elezi ka protestuar gjithmonë, dhe çështja e Bashës e kush merret me Bashën kërkon të ligjërojë vjedhjen e Ramës. Akoma nuk ka një vendim për të qenë apo jo pjesë e parlamentit, pasi duhet që të bëhet procesi i vlefshëm, vetëm atëherë mund të jepet përgjigja nëse është apo jo opozita në Kuvend”, është shprehur ndër të tjera Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat