Paralajmëron Artan Hoxha: Sa të krijohet qeveria e re, çunat e kanë korrur atë tremujorshen tajlandeze

Shqipëria

Paralajmëron Artan Hoxha: Sa të krijohet qeveria e re, çunat e kanë korrur atë tremujorshen tajlandeze

Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:36
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha parlajmëron se në Shqipëri mund të ketë një valë të re të kultivimit të drogës, ndërsa politikanët “zihen se kush vodhi më shumë vota”.

Përmes një reagimi, Hoxha shkruan deri në krijimin e qeverisë së re, e cila do drejtohet sërish nga Rama “çunat tanë duararte dhe këmbëshpejtë, e kanë mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, atë tremujorshen tajlandeze”

“Kaq ishte dhe kjo punë… Tani t’u kthehemi halleve tona. Përpara kemi fushatën e kultivimit të narkokulturës, product of Albania… Deri sa ta lidhë shaminë në koke qeveria e re dhe të nisë punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tanë duararte dhe këmbëshpejtë, e kanë mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, atë tremujorshen tajlandeze…

Sezon të mbarë çuna. Punoni të qetë, se policia dhe politikanet tane hajdute, po zihen se kush e vodhi më shumë njëri-tjetrin…”, Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat