Luan Baçi: Zgjedhje pa zgjidhje! Misioni vazhdon me Lulzim Bashën!

Shqipëria

Luan Baçi: Zgjedhje pa zgjidhje! Misioni vazhdon me Lulzim Bashën!

Nga: Luan Baçi Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:28
Luan Baçi

Shume te dashur bashkeqytetare te qarkut Fier! Falenderim dhe mirenjohje, per çdo demokrat, per çdo simpatizant dhe votues te Partise Demokratike.

Nderim per ju drejtues te Grup seksioneve dhe seksioneve, ju ishit gjeneralet e betejes! Falenderim dhe respekt, per komisioneret, vezhguesit, numeruesit dhe kordinatoret per punen e pa lodhur ,korrektesine dhe perkushtimin.

Nuk gjej fjale falenderimi per ju te mrekullueshem te forumit rinore, nuk ka me te mire se ju! Jeni te pa krahasueshme ju zonja te nderuarar, te LDG jeni heroina te verteta! Respekt dhe mirenjohje per ju miq, dhe kolege te biznesit dhe qytetare te pa angazhuar, kontributi juaj eshte vlere e shtuar!

Faleminderit qytetare te Fierit, te Dermenasit, Frakulles, Mbrostarit, Cakranit, Topojes, Libofshes, Qendres, Portezes, Levanit! Mirenjohje, Qytetare te Lushnjes, Divjakes, Patosit, Rroskovecit dhe Mallakastres!

Rezultati ne Qarkun Fier, ishte inkurajues, me rikuperim te ndjeshem, dy mandate me shume nga 2017! Zgjedhjet mbaruan, zgjidhje nuk ka! Zgjidhje nuk ka, se zgjedhjet u vodhen perseri, i filluan pergatitjen dy vjet para!

Administrata nen presion! Drejtuesit e korruptuar rilindas, vune shtetin ne sherbim te pushtetit! Punesime te shumta te pa ligjshme me militante! Investime elektorale, gjate fushates! Policia ne sherbim te fushates se Rames! Para te shumta ne shume familje te varfera, qe shperndaheshin nga drejtues te institucioneve, naten! Ndihma dhe çdo lloj sherbimi, ne shkembim te votes. Vaksina e Covid-19 ne funksion te votes! Pushtetin me çdo çmim!

Zgjedhjet e bene, zgjidhje nuk ka!

Misioni vazhdon, ne nuk ndalojmë! Ne do te vazhdojme te luftojme, per demokracine, per lirine e votes dhe per nje Shqiperi europiane!

Partia Demokratike, dega Fier dhe une personalisht si Kryetar i saj, do te vazhdojme betejen nen drejtimin e Kryetarit tone Lulzim Basha! Misioni i Lulzim Bashës, vazhdon, ne jemi ketu te gjithe bashke, ne nuk ndalojme ne do te vazhdojme betejen deri ne fitoren e Partise Demokratike!

I ftojme te gjithe te na bashkohen! Pavaresisht se jane pak, por perseri vlejne! Edhe ata qe gjate 8 viteve opozite, benin opoziten e opozites! Edhe ata qe nuk folen nje fjale te vetme kunder Rames! Edhe ata qe u gezuan per rezultatin dhe kane si qellim te vetem te marrin drejtimin e partise! Edhe ata qe emerohen perkohesisht dhe interesoheshin me shume per ofiqet qe do te merrnin ne pushtetin e pritshem dhe jo punen qe duhej bere! Edhe te ngjashmit e tyre ne deget rretheve!

Keto zgjedhje nuk dhane zgjidhje, nuk jane te pranueshme! Misioni vazhdon me Lulzim Bashen, ne jemi bashke me te! Misioni vazhdon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat