U la në burg për grabitjen e argjendarisë, çfarë denoncuan në polici familjarët e 17 vjeçarit...

Shqipëria

U la në burg për grabitjen e argjendarisë, çfarë denoncuan në polici familjarët e 17 vjeçarit...

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:49
Ilustrim

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë zhvilloi seancën gjyqësore për Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.  Vendimi ishte arrest me burg për Martin Kapllanaj.

Kapllanaj i ditëlindjes 23. 12. 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët.

Sipas Burimeve në policinë e Vlorës familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte prej ditësh i larguar nga shtëpia. Mësohet se djali 17-vjeç jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.

Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat