Reshje të pakta shiu, por s’do të mungojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Shqipëria

Reshje të pakta shiu, por s’do të mungojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:17
Hakil Osmani

Meteorologu Hakil Osmani bëri në Euronews Albania një parashikim të motit për këtë javë.

Sipas zotit Osmani, gjatë ditës së sotme do të ketë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkohë në mesditë do të ketë edhe reshje të pakta shiu, por do të jenë të izoluara.

Të mërkurën edhe të enjten, reshjet e shiut pritet të jenë disi më të dukshme, por sërish dita e premte dhe fundjava do të sjellë kthjellime.

Sa i përket temperaturave në mes-javë do të shkojë maksimalet deri në 25 gradë.

Ndërsa nga e enjtja dhe në vijim do të rriten temperaturat në ultësirën perëndimore deri në 29 gradë.

Në zonat malore, temperaturat do të shkojnë në 11 apo 12 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat