Hazizaj: Ka pasur kompromis mes Ramës dhe opozitës para zgjedhjeve, hetimi nuk e ndryshon rezultatin

Shqipëria

Hazizaj: Ka pasur kompromis mes Ramës dhe opozitës para zgjedhjeve, hetimi nuk e ndryshon rezultatin

Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:48
Sokol Hazizaj

Juristi Sokol Hazizaj u shpreh se opozita nuk ka shfrytëzuar në mënyrë korrekte gjithë procesin administrativ që vjen në kuadër të Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, ka pasur një kompromis të heshtur me opozitës dhe mazhorancës për të penguar çdo vendimmarrje dhe një proces të negativizuar gjatë datës 25 prill.

Hazizaj: Opozita nuk ka shfrytëzuar në mënyrë korrekte gjithë procesin administrativ që vjen në kuadër të Kodit Zgjedhor. Po ta shohim, KAS që është pjesë e KQZ-së ka qenë pa punë për shkak të mungesë së ankimeve. Rrjedha që vjen për shkak të manipulimit të pretenduar vjen si shkak të një kompromisi të kryeministrit dhe kryetarit të opozitës për të penguar çdo vendimmarrje dhe një proces të negativizuar gjatë datës 25 prill.

Po ta shihni edhe tani, nuk është se kemi një ekstremitet të qëndrimit të opozitës kah mazhorancës. Në të vërtetë ndryshoi kodi Penal dhe të gjitha ankimimet derivonin në SPAK, por forcat e SPAK-ut janë shumë minimale për këto procese. Hetimet edhe kur të mbarojnë në kushte proceduriale nuk do të ndikojnë në rezultate, por do të ndikojnë vetëm në reformën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat