Mungon sinjalistika, banorët në Korçë ngrejnë alarmin: Na kërcënohet jeta!

Shqipëria

Mungon sinjalistika, banorët në Korçë ngrejnë alarmin: Na kërcënohet jeta!

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:59
Foto

Mungesa e sinjalistikës i ka bërë të rrezikshme disa rrugë të Korçës. Banorët e biznese ngrejnë alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje nga bashkia.

Banorët e Lagjes nr 9 në Korçë ngrejnë alarmin për mungesën e sinjalistikës rrugore në zonën ku jetojnë.

"Nuk ka vijëzime, as tabela. Kalojnë fëmijë, jemi të shqetësuar si biznese dhe familjarë."

Thonë se rruga për ta është kthyer në kërcënim.

Shqetësimi është i vjetër, por rreziku sipas banorëve është shtuar tashmë kur në zonë është ndërtuar terminali i autobusëve.

"U hap terminali dhe lëvizja është e pakontrolluar."

Ata thonë se ia janë drejtuar me një peticion bashkisë së Korçës, por nuk kanë marrë përgjigje.

"Deri tani nuk kemi përgjigje".

Janë disa qindra familje e biznese që kërkojnë nga bashkia e Korçës ndërhyrje me sinjalistikë para se rruga të përgjaket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat