Procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE-së pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike

Shqipëria

Procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE-së pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrs, i akuzuar për kultivim kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 62-vjeçari me inicialet P. Ç., kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Për pasojë janë proceduar penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, të akuzuar për "shpërdorim detyre", pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat