Shoferët nuk “kontrollojnë” dot frenat, tre aksidente brenda 10 minutash në Tiranë

Shqipëria

Shoferët nuk “kontrollojnë” dot frenat, tre aksidente brenda 10 minutash në Tiranë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Tre aksidente kanë ndodhur brenda 10 minutash në Tiranë. I pari ndodhi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku automjeti përplasi një 65 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

5 minuta më vonë, në Qafë Kashar, një automjet përplasi një këmbësore 55-vjeçare. Ndërsa më pas, në rrugën “Ndre Mjeda”, një 40 vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me pemën.

Secili prej të lënduarve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat