LSI kërkon zgjedhje të reja në Vlorë dhe Korçë, kandidatja e PD do rinumërim votash në Tiranë

Shqipëria

LSI kërkon zgjedhje të reja në Vlorë dhe Korçë, kandidatja e PD do rinumërim votash në Tiranë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:56
Shqipëri

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur dy ankesa të tjera pranë KQZ-së duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Korçë dhe në Vlorë.

Ndërkaq, LSI ka ankimuar më herët edhe rezultatin për qarqet, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

KQZ bën të ditur gjithashtu se është depozituar edhe një ankesë tjetër jo nga subjektet politike, por nga kandidatja për deputete e PD-së Lediana Fratari. Ajo kërkon rinumërimin e votave preferenciale në disa prej QV-ve në njësinë numër 5 të Tiranës.

Në ankesën se saj shprehet se rezultojnë më shumë vota të hedhura se sa procesverbali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat