Dorëheqja e Sekretarit Organizativ në PD, Artan Fuga: Nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike, duhet të bëjë njësoj e gjithë Kryesia

Shqipëria

Dorëheqja e Sekretarit Organizativ në PD, Artan Fuga: Nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike, duhet të bëjë njësoj e gjithë Kryesia

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:15
Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga thotë se kryesia e Partisë Demokratike duhet të ndjekë shembullin e Sahit Dollapit, i cili dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ në PD, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!”, shkruan Fuga në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci. Flas për opozitë politike, jo opozitën retorike!|, shkruan Fuga.

POSTIMI I PLOTE

Përshëndes dorëheqjen e z. Sahit Dollapi nga posti i sekretarit organizativ i Partisë Demokratike!

E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar!

Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!

Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci. Flas për opzotë politike, jo opozitën retorike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat