Atentati ndaj Gjon Menës/ Bomba me telekomandë u mor në Shkodër, identifikohen edhe dy të implikuar

Shqipëria

Atentati ndaj Gjon Menës/ Bomba me telekomandë u mor në Shkodër, identifikohen edhe dy të implikuar

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:33
Atentati ndaj Gjon Menës

Dy persona të tjerë janë identifikuar si të implikuar në atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Gjon Menës në Kamzë më 9 shkurt të këtij viti.

Implikimi i tyre është zbardhur nga analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe nga deklarimet që i janë marrë të penduarit të drejtësisë në këtë çështje, duke e çuar në 11 numrin e personave të dyshuar si anëtarë të grupit.

Burimet nga hetimi kanë pohuar se bashkëpunëtori i drejtësisë i cili tregoi edhe 19 bazat e armatimit ka zbuluar se bomba me telekomandë e përdorur në atentatin ndaj Gjon Menës në Kamëz, është marrë në Shkodër.

Prokurorët kanë dyshime se përveç kushërinjve Edmond dhe Enver Jamaku dhe Gjergj Cukalit në atetatin e dështuar në Kamzë, janë përfshirë dhe dy persona te tjerë.

Keta persona përveç se janë përmendur nga dëshmitari i drejtësisë janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë.

Mësohet se grupi i hetimit është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tyre ndërkohë që hetimet për grupin e akuzuar për disa atentate me pagesë vazhdojnë.

Për atentatin ndaj Gjon Menës, u arrestuan shtetasit Enver Jamaku, bashkë me kushëririn e tij Edmond Jamaku si dhe Gjergj Cukali i cili u kishte premtuar pagesën prej 30 mijë euro për kryerjen e atentatit.

Pas arrestimit Enver Jamaku u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë duke zbuluar edhe gjashtë anetarë të tjerë të grupit të atentateve me pagesë si dhe 19 baza armësh, municionesh dhe lëndësh plasëse që përdoreshin për realizimin e vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat