Vrasja që zbuloi “Bitcoin” tek “5 Maji”, këto janë super pajisjet kompjuterike që u sekuestruan

Shqipëria

Vrasja që zbuloi “Bitcoin” tek “5 Maji”, këto janë super pajisjet kompjuterike që u sekuestruan

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja te “5 maji” në Tiranë, solli në zbulimin e disa pajisjeve kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin.

Këto pajisje u zbuluan pas kontrolleve të shumta që policia bëri në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç.

Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema. Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit, përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Autori i vrasjes, Marius Dema do të përballet edhe me hetimin për “Bitcoin” pasi pajisjet ishin gjetur tek godina që ai kishte marrë me qira në rrugën “5 Maji”.

Ndërkohë ABC ka siguruar edhe fotot e pajisjeve që shërbejnë për të prodhimin e Bitcoin

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat