Pse Basha nuk flet për hetimin e Metës? Erla Mëhilli: Çfarë më shqetëson tek Partia Demokratike

Shqipëria

Pse Basha nuk flet për hetimin e Metës? Erla Mëhilli: Çfarë më shqetëson tek Partia Demokratike

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:20
Erla Mëhilli

Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar presidentin e Republikës, Ilir Metën me pretendimin se ky i fundit me aktivitetin e tij ka shkelur Kushtetutën.

Kjo ishte njëra prej çështjeve, e cila u diskutuan në emisionin “Ilva Now”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ngritjen e komisionit për të shkarkuar Metën e kategorizon si “lojë politike” të mazhorancës qeverisëse, ndërsa thotë se ky objektiv i saj nuk do mund të realizohet.

“Asgjë nuk do të ndodhë, është lojë, është teatër. Hajde ta shtyjmë “tërhiqe mos e këput”. Procesi është politik, sa më gjatë të rrijë Ilir Meta aty….i shërben Ramës”, tha ai.

Por, në këtë proces ajo që e shqetëson më tepër eksperten e komunikimit Erla Mëhilli lidhet me qëndrimi e Partisë Demokartike.

Ajo theksoi se ky subjekt politik nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik mbi këtë proces dhe kjo qasje për Mëhillin e dëmton rëndë PD-në.

“Ajo që unë e shoh është se mbetet i paqartë pozicioni i PD dhe Lulzim Bashës për shkarkimin e z. Meta. Nuk e kam dëgjuar [PD] të thotë asgjë në lidhje me këtë. Kjo është çështje e rëndësishme, që po ngrihet një komisioni për të hetuar presidentin e republikës. Kjo tregon se PD nuk ka as orientim dhe as strategji që nuk flet për këtë çështje. Ajo duhet ta mbajë një qëndrim  padiskutim, sepse njerëzit mendojnë se ka një marrëveshje mes të dyve[PS-PD]”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat