“Fitore e qartë…”/ Përfaqësuesi i PS rendit në KAS deklaratat e demokratëve, kërkesa për opozitën: Tërhiqni anikimimet

Shqipëria

“Fitore e qartë…”/ Përfaqësuesi i PS rendit në KAS deklaratat e demokratëve, kërkesa për opozitën: Tërhiqni anikimimet

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:10
Foto

Eridian Salianji, përfaqësuesi ligjor i PS ka renditur deklaratat e kandidatëve të opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha teksa po shqyrtohej kërkesa ankimore e PD-së për qarkun e Gjirokastrës.

Salianji kërkoi koherencë nga demokratët, ndërsa risolli në vëmendje disa deklarata të kreut të selisë blu Basha dhe kërkoi që opozita t’i qëndrojë deklaratave të tërheqë ankimimet, të cilat thjesht vonojnë procesin.

“Në lidhje me kërkesën ankimore të PD, do të thoja që kjo kërkesë efektin ligjor e ka zero. Është një kërkesë e mbështetur në deklarata politike që në disa raste janë shpifje, dhe në rastin më të mirë janë opinione. Nuk kemi çfarë kundërshtime ligjore t’ju bëjmë këtyre deklaratave, unë thjesht do citoj. Nëse do kishte një deklaratë që do kishte efekt janë deklaratat e bëra ditën e votimit. Po citoj deklaratën në orën 10:30 të z.Gazment Bardhit ku thotë “unë sapo bëra thirrje të nisë procesi i numërimit sa më pare. Kjo e sotmja është fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanin”. 

Së fundmi mbyllet me deklaratën e kreut të PD Basha, “faleminderit për procesin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për Ndryshimin. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit”. Ne këtë duhet të gjykojmë dhe nëse shkelja është do parë në kutitë e votimit dhe jo jashtë. Qëndrojini koherent deklaratave. Ju ftoj të reflektoni dhe ti tërhiqni këto kërkesa ankimore.

Për sa i përket ankimit të LSI, vetëm anën formale po të shikojmë, ky ankimim do të rrëzohet. Në çdo rast kërkesa për pavlefshmëri bëhet për çdo qendër votimi dhe për shkeljet që kanë ndodhur në atë qendër ditën e zgjedhjeve. Po të shikohet ankimi, në asnjë element nuk flitet për shkelje në një apo disa qendra votimi dhe kjo të sjellë pavlefshmëri në këto qendra dhe pavlefshmëri të qarkut. Ankuesi pretendon se janë penguar shumë emigrant për të ardhur në Shqipëri. Fakti që ankuesi nuk ka arsyetuar lidhjet e shkakut me pasojën, nuk përmendi asnjë emër të personave që duhet të vinin për të votuar. Që të kërkosh pavlefshmëri duhet të kesh numrin e personave që kanë dashur të vijnë, por janë penguar për shkak të vendimmarrjes”, tha Salianji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat