Vrau shokun me armë zjarri/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Marius Demën

Shqipëria

Vrau shokun me armë zjarri/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Marius Demën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që të caktojë masën “arrest me burg” për Marius Demën me akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Marius Dema vrau aksidentalisht mbrëmjen e të hënës shokun e tij Mehmet Qema në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Autori u dorëzua një ditë më vonë në Polici bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari, 27-vjeç.

Lidhur me vrasjen janë shpallur në kërkim Erlin Peka, 27-vjeç, Blerim Hoti, 28-vjeç, Braild Aga, 23-vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19-vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat