Fiter Bajrami/ Basha takon Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, shoqërohet nga bashkëshortja

Shqipëria

Fiter Bajrami/ Basha takon Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, shoqërohet nga bashkëshortja

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:45
Foto nga vizita

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimajn në ditën e Fiter Bajramit.

Basha ka shkuar në Kryegjyshatën e Bektashinjve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Po sot Basha vizitoi edhe selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat