Greqia: E vetmja rrugë e Ballkanit Perëndimor është BE-ja

Shqipëria

Greqia: E vetmja rrugë e Ballkanit Perëndimor është BE-ja

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:56
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias mori pjesë në një telekonferencë të bashkë-organizuar nga Greqia dhe Rumania mbi perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajçak, ministrave të Jashtëm të BE dhe homologëve të tyre të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian si një pjesë integrale e Evropës.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për Ballkanin Perëndimor përveç integrimit evropian” tha Nikos Dendias në një postim në Twitter.

Nikos Dendias dhe Miroslav Lajcak u përqendruan edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe gatishmërinë e Greqisë për të mbështetur përpjekjet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat