Mandati i tretë i Ramës, Peza: Tashmë sfidën nuk e ka me ne, por...

Shqipëria

Mandati i tretë i Ramës, Peza: Tashmë sfidën nuk e ka me ne, por...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 00:11
Alfred Peza

Analisti Alfred Peza është shprehur se tashmë që Rama ka fituar mandatin e tretë, sfidat janë të reja.

“Është i pari kryeministër socialist që qeveris katër vite të një mandati të plotë.

I pari politikan që fitoi një mandat të dytë të vetëm.

I pari dhe i vetmi kryeministër që ka fituar një mandat të tretë të plotë

Nisur nga kjo, sfidat nuk mund të jenë më të njëjta. Ai është i fokusuar te plani i zhvillimit, infrastruktura, projektet e mëdha, turizmi. Ky do të jetë mandat për zhvillim”, shprehet Peza në “Open”.

Sipas tij, tashmë kryeministri e ka sfidën me veten.

“Tani e ka sfidën me veten, me të ardhmen, me perspektivën e vendit. Prej kohësh, ka nxjerrë një projekt zhvillimi 10 vjeçar, Shqipëria 2030.

Fakti që thotë nuk do të përfshihem, edhe sikur të na godasin, është shumë deklaratë e krishterë, nuk e ka thënë askush më parë. Ftesa e vazhdueshme për bashkëpunim është një ftesë e sinqertë nga ana e tij”, thotë analisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat