Berat/ Policia vë në pranga tre persona dhe procedon një tjetër, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Berat/ Policia vë në pranga tre persona dhe procedon një tjetër, ja për çfarë akuzohen

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:41
Ilustrim

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.  

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat