Vrasja e Mehmet Qemës/ Dalin në dritë të tjera detaje, ja çfarë u zbulua nga dy makineritë që u gjetën

Shqipëria

Vrasja e Mehmet Qemës/ Dalin në dritë të tjera detaje, ja çfarë u zbulua nga dy makineritë që u gjetën

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:08
Viktima dhe autori i krimit

Në katin e dytë të ndërtesë ku u vra Mehmet Qema janë gjetur dy makineri që do të prodhonin monedhën virtuale Bitcoin dhe sipas ekspertëve ishin të modifikuara.

Nga verifikimet e kryera , rezultoi se modifikimi i këtyre makinerive kishte nisur një muaj më parë. Ato nuk ishin vënë ende në punë për të prodhuar kriptomonedhë, por vetëm ishin testuar.

Mosvënia në punë e tyre u faktua edhe nga specialistë të OSHEE-së, të cilët nuk zbuluan lidhje energjie të jashtëligjshme.

Po në këtë godinë, oficerë të krimit ekonomiko financiarë zbuluan edhe një dhomë të vogël.

Kjo përdorej si dhomë servisi për të modifikuar makineritë, pasi brenda saj u gjetën vegla dhe pajisje të ndryshme.

Policia dyshon se viktima, Mehmet Qema kishte dijeni se si punohej me makineritë që prodhojnë kriptomonedha, pasi pjesën më të madhe të kohës ai ka jetuar në Britani, dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në vendin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat