Gazetari pyet Kim: A do ta lëshoni prapë Shqipërinë në duart e një pakice të korruptuar e kriminale si në 1945?

Shqipëria

Gazetari pyet Kim: A do ta lëshoni prapë Shqipërinë në duart e një pakice të korruptuar e kriminale si në 1945?

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:45
Yuri Kim

Në kushtet e një situatë të paqartë politike në vend, gazetari Ylli Dylgjeri ka parashtruar një pyetje për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, si një nga aktorët më aktiv në zhvillimet e Tiranës zyrtare.

"Një pyetje për Ambasadoren Kim.

A do ta lëshoni prap Shqipërinë në duart e një pakice të korruptuar e kriminale siç e latë në vitin 1945 në duart e atyre që e izoluan për 45 vjet? Unë nuk besoj!" shkruan ai në facebook.

Beteja paszgjedhore vijon në KAS me ankimet e partive, ndërkohë të dielën Partia Demokratike  mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar për të analizuar rezultatin e kësaj partie në 25 prill por edhe për të dalë në një qëndrim për njohjen apo jo të zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat