“Në kohën e Saliut i ke zbardhur krimet më shumë”/ Artan Hoxha i kthehet ‘flakë për flakë’ qytetarit

Shqipëria

“Në kohën e Saliut i ke zbardhur krimet më shumë”/ Artan Hoxha i kthehet ‘flakë për flakë’ qytetarit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:58
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është tepër aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht bën publike fakte nga bota e krimit në vend, apo edhe deklarata politike.

Mirëpo sëfundmi një qytetar i ka komentuar në rrjetet sociale ku i shkruan se në kohën e Sali Berishës ka qenë më aktiv dhe i ka zbardhur më shumë krimet, vetëm se atëherë nuk kanë qenë kamerat dhe nuk nxirrte video sikurse bën sot.

“Në kohen e Salihut i ke zbardhur krimet me shumë o Artan Hoxha vetem se ateher kan qen pa kamera tash vetem videot po i nxjer si ne “conter strike””, i shkruan një qytetar.

Mirëpo pas këtij komenti e menjëhershme ka qenë përgjigjja e Artan Hoxhës.

“Po po videot, i lajmeroj 2-3 muaj para cfare do ndodh, vendos kamerat. Pasi ndodh vrasja publikoj videon(ki parasysh une nuk kam kurre video nga policia apo prokuroria, si ka thene Doktori jam avokat i krimit i marr nga bandat), dhe tregoj se kush e ka radhën”, i përgjigjet Hoxha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat